fbpx

Shtohet numri i të vdekurve nga moti i ftohtë në SHBA

cold-in-US.jpg

Numri i të vdekurve nga moti i ftohtë që ka përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka arritur në 27.  Mbi 90 milionë njerëz, që do të thotë një e treta e SHBA-së, përjetuan temperatura prej -30 gradësh Celsius apo nën to. Shtetet më të goditura janë Viskonsin, Miçigen, Ilionis, Alabama, Ohajo dhe Misisipi.

Në Miçigan, autoritetet thanë se disa njerëz janë gjetur të vdekur duke ecur vetëm pak metra larg shtëpive të tyre, me shifrën e fundit të viktimave që ka mbërritur në 27, por me frikë se ky numër do të rritet sërish.

Ekspertët e motit kanë thënë se temperaturat e ulëta janë shkaktuar nga lëvizja e “vorbullës polare” – një rrymë e ajrit që zakonisht sillet rreth stratosferës mbi Polin e Veriut, duke e cilësuar këtë të ftohtë si më të rëndin në dy dekadat e fundit.

Më shumë se 40 rekorde të motit të ftohtë janë thyer gjatë kësaj jave, me erëra të ftohta deri në -45 gradë Celsius. Për pasojë, qindra shkolla në rajonet e prekura janë mbyllur, ndërsa mijëra fluturime janë anuluar. I ftohti pritet të zbutet gjatë ditëve në vazhdim, thanë parashikuesit e motit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303