Shtyrja e kësteve të kredive, sqaron Guvernatori Sejko

40154ad7a58d2f58e60e8d3883a300ea_L.jpg

Në lidhje me shqetësimin që është krijuar për ccështjen e shtyrjes së kësteve të kredive ka folur mbrëmjen e sotme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sekjo.

Ai thotë se të gjitha bankat e nivelit të dytë kanë pranuar marrëveshjen që BSH ka firmosur me Qeverinë për shtyrjen e kësteve të kredive për qytetarët dhe bizneset në nevojë.

“Nëpërmejt një marrëveshje që kemi bërë me qeverinë, bankat e kanë marrë seriozisht këtë proces dhe po punojnë me qytetarët. Unë jam në kontakt të vazhdueshëm ditor me drejtuesit e bankave dhe normalisht ky veprim i ndihmon dhe vetë bankat. Se nëse ata do jenë në vështirësi nuk do paguajnë këstet e kredisë, do të ketë vështirësi në portofolin e bankës”, u shpreh Sejko në një intervistë për Eni Vasilin.

Më tej, Sejko tha se të gjitha bankat janë treguar bashkëpunuese dhe po operojnë me shtyrjen e kësteve të kredisë.

“Të gjitha bankat po operojanë dhe po shtyjën këstet e kredive. Oponenca e vetme ka të bëj me institucionet financiare, jo banka, që e kanë sistuatën e likujditetit shumë të lidhur me këstet e kredive. Këto institucione nuk kanë depozita, se bankat kanë depozita. Klientët e tyre ankohen dhe kanë të drejtë të ankohen. Marrëveshja jonë lidhet dhe me keto institucione financiare jo banka” u shpreh Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303