Shuhet zjarri në Klos, digjen një hektarë pisha

Forcat zjarrfikëse dhe banorët e fshatit Patin në Klos arritën të shuanin zjarrin e rënë ditën e sotme në masivin pyjor të fshatit.

Flakët shkrumbuan 1 hektarë pishtë dhe shuarja e zjarrit u vështirësua për shkak të erërave të forta dhe mungesës së infrastrukturës rrugore. Forcat e Emergjencës Civile arritën të shmangin zjarrin nga banesat.

Dita e sotme ka regjistruar 3 vatra zjarri: në Gjirokastër, Lezhë dhe Roskovec. Për situatën e krijuar, presidenti Ilir Meta bëri apel për mobilizimin dhe përballimin me vendosmëri të situatës.