Vendi ynë është ‘pushtuar’ nga vala e të nxehtit saharian. NMeteorologia Lajda Porja ka bërë me dije se edhe kjo javë do të jetë e nxehtë deri në mesjavë, të enjten do ketë ulje temperaturash.
“Pritet që sërish kjo javë në tre ditët e para të jetë me temperatura të larta. Sidomos ditën e mërkurë temperaturat do kulmojnë në vlerën 39 gradë celcius. Nuk priten vlera ekstreme ashtu sikur përjetuam javën e kaluar ,por priten temperatura të larta edhe këto ditë. Të enjten do kemi rënie të temperaturave, ulje e cila do të ndihet të premten dhe në fundjavë. Fundjava përkon me fillimin e korrikut, ku do të kemi ulje të temperaturave, që do të shkojnë në 34°C”, shprehet meteorologia.

