TË FUNDIT

Si do jetë moti dhe kur do ndodhë ‘kthesa e madhe’? E zbulon Meteorologu Hakil Osmani

Meterologu Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit ku bën me dije se nga java e ardhshme reshjet e shiut do i lënë vendin një moti të kthjellët dhe të qëndrueshëm.

“Dita e shtunë ka kthjellime në pjesën e parë të ditës, pasdite do të krijohen mundësi për reshje shiu. Mbrëmja e të shtunës rikthen motin e kthjellët, që do të zgjasë dhe ditën e dielë, një pjesë e zonës qendrore dhe malore do të kenë sërish reshje lokale shiu përgjatë mesditës.

Javën e ardhshme do të kemi rikthim të motit të kthjellët, është vënë re një ndryshim i shpeshtë i vlerave termike. Të dielën do të kemi një rritje të temperaturave që do të shkojnë deri në 32 gradë celsius.

Temperaturat e larta krijojnë mundësinë e reshjeve afatshkurtra, janë masa që vijnë nga veriperëndimi, kemi avullim të menjëhershëm të sipërfaqeve të ujit, që shkaktojnë edhe reshjet”, u shpreh Osmani.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat