Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi nga selia blu tha se Valdrin Pjetri është subjekt i dekriminalizimit pasi rezulton i dënuar për trafik droge në Itali. Ai tha se shefi i qeverisë detyroi Valdrin Pjetrin të gënjente hapur dje qytetarët shkodranë.
“Edi Rama e ka ditur se Pjetri është i dënuar për trafik droge në Itali, por i besoi atij drejtimin politik të qarkut më të madh neveri. Dje Edi Rama e detyroi Valdrin Pjetrin që të gënjente hapur qytetarët shkodranë. Valdrin Pjetri është subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Heshtja e Edi Ramës e provon se e ka kryer këtë verifikim”-tha ai.

