TË FUNDIT

Si ndiheni që Ilir Meta në 25 korrik do të jetë pjesë e opozitës? Ja si përgjigjet Rama

Pas ezaurimit të raundit të dytë për zgjedhjen e Presidentit të republikës, ku sërish nuk ka patur asnjë emër për votim, kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë para gazetarëve.

I pyetur nga gazetarët se si ndihet që Ilir Meta në 25 korrik do të jetë pjesë e opozitës, Rama tha se nuk ka asnjë surprizë, pasi ai vetëm pjesë e opozitës ka qenë gjatë gjithë kohës.

Rama: Opozita nuk është aty për të imponuar o kështu si them unë o s’ka, opozita është aty për të bërë detyrën.

Pyetje: A i druheni faktit që Ilir Meta do jetë pjesë e opozitës?

Rama: Nuk ka qenë asnjëherë veçse pjesë e opozitës.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat