Mesdita e së shtunës panikosi Ankaranë pasi lagjia “Polatli” u përfshi nga një stuhi rëre.
Era e fortë pushtoi zonën menjëherë duke sjellë sasi të mëdha tymi dhe rëre, gjë e cila frikësoi jo pak banorërt, për shkak të pamjeve apokaliptike. Disa prej tyre e cilësuan fenomenin me “fundin e botës”.
Stuhia e erës fatmirësisht nuk shkaktoi dëme në njerëz, por vetëm materiale në disa banesa.
Instituti I Meteorologjisë I Ankarasë njoftoi se gjithçka ndodhi për shkak të një furtune të papritur ere dhe se mund të pasohet nga shira të fuqishëm.






