Papastërtia, ndotja dhe rrezet e diellit ndikojnë në shëndetin e flokëve. Këto faktorë mund të ndikojnë në krijimin e majave dyshe. Përpos produkteve tregtare, ka disa mënyra natyrale që mund t’i japin fund këtij problemi.
Maskë me avokado
Kjo maskë ndihmon për të eliminuar majat dyshe. Përzieni avokadon me një banane, shtoni pak vaj ulliri dhe aplikojeni në flokë. Mbajeni për 20 minuta dhe më pas lajini flokët me shampo.
Maskë me vezë
Vezët përmbajnë proteina, që ndihmojnë në parandalimin e tharjes së flokëve. Veza ndihmon për të hequr majat dyshe. Përzieni një vezë me lëng limoni dhe vaj ulliri dhe mbajeni në flokët për 20 minuta.
Maskë me qumësht dhe mjaltë
Kjo maskë flokësh ndihmon për të ushqyer lëkurën e kokës siç duhet. Ndihmon për t’i bërë flokët të bukura dhe gjithashtu zvogëlon problemin e majave dyshe.
Maskë me vaj kokosi
Ka vitaminë E në të e cila ndihmon në ushqimin e flokëve. Për këtë, përzieni vaj kokosi me vaj ulliri dhe lëreni në flokë për të paktën 2 orë.

