fbpx

Si t’i bindni fëmijët të hanë më shumë brokoli? Flasin ekspertët

child_refusing_food_at_table-58c9198.jpg

Cute girl eating spinach and broccoli at the table. Child doesn't want to eat, refuses eating, making faces. Healthy food concept.

Brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun dhe çdo i rritur e kupton këtë mjaft mirë.

Kur vjen puna tek fëmijët, pavarësisht se e mësojnë me këngë e tregime që brokoli është i mirë, ata shtrembërojnë fytyrën kur u serviret kjo perime.

Espertët rekomandojnë që nënat të mësojnë e ta gatuajnë brokolin në mënyrën  e duhur.

Brokoli duhet trajtuar me kujdes që të jetë i ngrënshëm për të vegjëlit. Ai duhet zier jo më shumë se 6 apo 7 minuta ose duhet gatuar në avull. Duhet spërkatur me lëng të freskët limoni dhe vaj ulliri.

Mënyra të tjera servirjeje të kësaj perimeje janë kavërdisja e shpejtë ose pjekja me vaj ulliri. Për ta bërë brokolin më të ngrënshëm, ju mund ta kavërdisni me pak gjalpë dhe ta kriposni lehtë.

Brokolin mund ta prisni në tufëza të vogla dhe ta gatuani me perime të tjera siç është lulelakra apo karrota.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303