TË FUNDIT

Si u futën armët në burgun e Drenovës, ish-zyrtari i lartë i burgjeve tregon detaje nga arratisja e vitit 2013

Femi Sufaj, ish-i lartë i burgjeve ka treguar mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion” detaje nga një prej arratisjeve më të bujshme që ka ndodhur në Shqipëri. Sufaj tregoi se ngjarja ka ndodhur në vitin 2013 në Drenovë, ku të burgosurit kishin arritur që të fusnin në qeli armë dhe morën policët peng deri sa dolën tek dera kryesore.

Ish-zyrtari i lartë i burgjeve është shprehur se arratisja ka qenë shumë e organizuar, pasi ka pasur bashkëpunotorë si brenda dhe jashtë burgut.

“Arratisjet duhet të klasifikohen, nisur nga organizimi. Ajo që dhatë në Gjykatën e Vlorës ka shfrytëzuar rastin. Ajo e Korçës, ajo e Nëntorit të vitit 2013 është shumë e organizuar, shumë e sofistikuar. Ata kishin futur armë zjarri në burg. Kishin koordinuar, nëpërmjet pajisjeve elektroshtëpiake. Ishte një sistem i koordinuar me jashtë, por kësaj i kanë dhënë zgjidhje autoritetet. Ata kishin modifikuar pjesët e brendshme, për temperaturën.

Kontrolli ka qenë i dobët, janë futur pajisje dhe nuk u është bërë kontrolli siç duhet. Tani ka procedura shumë strikte. Në dhomën e dy të burgosurve të tjerë ishin futur dy armë të vogla dhe dy të mëdha. Ata ishin koordinuar, pasi kishin dhe njerëz që u prisnin. Ata u kanë bërë presion policëve, kanë hapur sektorët njëri pas tjetrit deri sa dolën tek dera kryesore”, tha Sufaj

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat