Komisioni për Sigurinë Kombëtare ka miratuar sot projektligjin për një qendër të përbashkët policore dhe doganore me Greqinë.
Në fjalën e tij Zv.ministri i Brendshëm, Andi Mahila ka zbuluar detaje nga kjo marrëveshje.
“Akti është paraqitur nga këshilli i ministrave në Kuvendin e republikës së Shqipërisë për miratim. Marrëveshja Shqipëri-Greqi për ngritjen e një qendre të përbashkët për bashkëpunimin policor dhe doganor. Të punuarit sa më afër, është thelbi i kësaj marrëveshje. Në marrëveshje janë përcaktuar rregullat e përbashkëta për funksionimin e qendrës.
Kjo qendër e përbashkët e shkëmbimit të informacionit dhe e koordinimit të bashkëpunimit do pozicionohet në territorin e republikës greke, në ndërtesën aktuale të pikës së kalimit kufitar Kakavijë. S’ka autoritet në vendimmarrje qendra.Pikë e veçantë është dhe shkëmbimi i veçantë i të dhënave personale. Bashkë me aktin ministria e brendshme ka paraqitur në Kuvend edhe relacionin përkatës. Pjesa re procedurës. Janë ndjekur të gjitha procedurat konform ligjit për marrëveshjet ndërkombëtare. Ministria për Evropën dhe ajo e drejtësisë janë shprehur parimisht dakort. Marrëveshja në parim është miratuar në 4.04 2018 dhe është nënshkruar në 18 janar 2021 në Kakavijë nga zv ministri Hodaj”, tha ai.

