fbpx

Silva Bino e shtruar në spital, Manastirliu tregon gjendjen e saj: Po trajtohet me kujdes nga kolegët

bino.jpg

Ministrja Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në “Facebook” ka treguar për gjendjen shëndetësore të Silva Binos.

Manastirliu shprehet se mjekët kanë konfirmuar se gjendja e Silva Binos duket e stabilizuar dhe se po trajtohet me kujdes nga kolegët në Infektiv.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT.

Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar.

Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë”, shprehet Manastirliu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303