fbpx

Sindikata e Punonjësve të Universitetit kërkesë qeverisë: Stafi akademik të përfshihet në fushatën e vaksinimit

dgg-4-768x443.jpg

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i ka dërguar një kërkesë kryeministrit Edi Rama, ministres së Arsimit, Elvis Kushi dhe Ministres së Shëndetësisë, Olgerta Manastirliu, ku i kërkojnë që të nisë vaksinimin edhe për stafin akademik.

Në kërkesën e tyre dërguar me shkrim, SPUSH ka dhënë shifrat konkrete të stafit pedagogjik që duhet të injektohet me dozën e Pfizer.

“Parashtrojmë kërkesën për dhënien përparësi në planifikimin kombëtar të vaksinimit kundër COVID-19 të stafit akademik dhe ndihmës akademik të universitetëve, krahas personelit të sistemit shëndetësor. Ne mendojmë se dhënia përparësi në vaksinimin e stafit akademik është realiste, sepse numri i pedagogëve me kohë të plotë është rreth 5 mijë veta dhe ndër ta personat mbi 45 vjeç zënë vetëm rreth 50% të numrit të përgjithshëm (rreth 2500 veta),“-shkruhet në kërkesë.

Deri më tani, që prej 11 janarit, në Shqipëri ka nisur vaksinimi i personelit shëndetësor, të cilët janë në vijën e parë të pandemisë. Më pas, është planifikuar që të injektohen efektivë policie dhe mësuesit.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303