TË FUNDIT

Sipas Bill Gates, Covid-19 mund të zgjasë nga 6 deri në 10 javë

Sipas biznesmenit të famshëm, Bill Gates, në vend të 18 muajve derisa të zhvillohet vaksina, kriza e Covid-19 mund të zgjasë nga 6 deri në 10 javë në ato vende që kanë marrë dhe respektojnë masat.

Gates, i cili kohët e fundit njoftoi se do të largohet nga bordi drejtues i Microsoft, dha mendimet e tij në Reddit.

“Duhet të qëndrojmë të qetë, edhe pse në një situatë të paprecedentë. E rëndësishme është të respektojmë thirrjen për të qëndruar mbyllur në shtëpi, në mënyrë që të mos përhapim virusin dhe që të ulet numri i të infektuarve. Kështu do të kthehemi në normalitet”, tha Gates.

Biznesmeni parashikoi se nëse një vend bën një punë të mirë në testimin e njerëzve dhe respekton masat e distancimit social, “për 6 deri në 10 javë do të nisë ringritjen”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat