Situata e COVID-19 në Shqipëri, Zëri i Amerikës publikon kronikën, apeli i mjekut

Screenshot_38-2-600x360.jpg

Edhe Zëri i Amerikës ka shkruar për situatën e covid-19 në Shqipëri.

“Në Shqipëri, me heqjen e masave kufizuese është shtuar ndjeshëm numri i të prekurve me COVID-19. Për momentin, të sëmurët po trajtohen në spitalin COVID në Tiranë por, përfaqësues të sistemit të kujdesit shëndetësor thonë se nëse rastet do të vazhdojnë të rriten, atëhere të sëmurët mund të trajtohen edhe në spitalet rajonale. Vetëm në qarqet Tiranë, Shkodër dhe Durrës gjenden rreth 80 për qind e të gjithë të prekurve aktiv me covid-19.

Drejtori i spitalit rajonal në Shkodër, Dr. Ardjan Dajti, thotë se qytetarët duhet të mbajnë të hapura linjat e komunikimit me urgjencën dhe mjekun e familjes, e më pas t’i drejtohen spitalit.

Mjeku: Në diferencë me kohën kur ishim të mbyllur, njerëzit e anashkalojnë linjën 127 ose mjekun e familjes. Do ti bëja thirrje popullatës se ato linja duhet të mbahen, në mënyrë që njerëzit të mos vijnë e të mos grupohen në spital”, thuhet ndër të tjera në kronikën e Zërit të Amerikës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303