fbpx

Situata ekonomike, Civici i propozon qeverisë zgjidhjen për të dalë nga kriza

Eksperti i ekonomisë, Prof. Adrian Civici ka komentuar situatën ekonomike në të cilën ndodhet vendi si pasojë e pandemisë nga COVID-19.

Civici theksoi se me zhdukjen e pandemisë gjithmonë e më shumë po dalin në pah dëmet në ekonomi

 “Viti 2020 paraqitet shumë i vështirë sepse u prekën disa sektorë jetikë, të cilët ishin prekur edhe nga tërmeti, por që ndryshe tanimë ndikimi mendohet të vazhdojë edhe disa muaj të tjerë. Nëse dëgjohen shoqatat e biznesit ata janë të pakënaqur me ndihmën e vogël që u është dhënë. Ata rrezikojnë shumë për rifillimin e prodhimit, një pjesë rrezikojnë dhe falimentin, ndërsa një pjesë tjetër si shoqata e turizmit, do ketë edhe kosto shtesë. Sa më shumë kurba e pandemisë bie drejt zhdukjes, aq më lart rritet kurba e goditjes që ka marrë ekonomia,” – theksoi Civici.