fbpx

Situata në Kosovë/ Opozita ultimatum Thaçit

kuvendi-i-Kosoves.jpg

Përfaqësuesit e opozitës i kanë dhënë ultimatum presidentit Thaçi që nëse nuk i thërret takim gjatë ditëve në vijim, ata do të mbledhin votat për të shpërndarë Kuvendin javën që vjen. Ata janë shprehur të bindur se do t’i sigurojnë 80 vota të deputetëve për ta bërë një gjë të tillë.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deri më tani ka ftuar për konsultim vetëm disa prej partive të vogla që vijnë nga radhët e komuniteteve të vogla. Ai ewnde nuk ka thirrur subjektet kryesore të koalicionit qeverisës dhe ato të opozitës.

Pavarësisht kësaj dhe pavarësisht faktit që kreu i shtetit ditëve të fundit, përpos zgjedhjeve, ka përmendur edhe krijimin e një strukture të re qeverisëse si opsion të mundshëm për të dalë nga situata e tanishme, deputeti i Alternativës, Ilir Deda, ka thënë se së fundmi është parë një avancim në qëndrimin e presidentit. Rrjedhimisht, sipas tij, zgjedhjet e parakohshme nuk mund të shmangen.

“Besoj që javën e ardhshme do ta kemi shpalljen e zgjedhjeve, sepse nëse Thaçi nuk e përmbyll ciklin konsultues me partitë politike, atëherë mblidhemi në Kuvend dhe me 80 vota vetëshpërbëhemi”, ka thënë Deda.

Seancë të jashtëzakonshme për shpërndarjen e Kuvendit kishte paralajmëruar edhe Lëvizja Vetëvendosje.

Zyrtarë të LVV-së patën thënë se një gjë e tillë do të ndodhte gjatë kësaj jave, mirëpo kjo nuk ka ndodhur deri më sot, pasi, siç kanë thënë zyrtarët e këtij subjekti, nuk është arritur bashkëpunim me të gjitha partitë./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303