fbpx

Situata në Rinas/ “Ka mesazhe që tregojnë lidhjen e Metës me kontrollorët”, Veliaj lëshon deklaratën e fortë

erionnnn-770x433-1.png

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës, Erion Veliaj ka lëshuar një akuzë ndaj Presidentit Ilir Meta. Veliaj tha se ai është përgjegjës për situatën e krijuar në aeroportin “Nënë Tereza”, ku kontrollorët e trafikut ajror vendosën të pezullojnë punën duke shkaktuar dhe bllokimin e fluturimeve nga Riansi.

Në mendimin tim po, ishte një besprerje nga një komunitet shumë i vogël, por që ka një rëndësi të madhe. Se aty varen ata që do të shkonin në një takim me mjekun, për të sjellë për në Sharrë apo Tufinë të ardhurit të tyre. Mua kjo nuk më duket shaka. Ndërkohë, që ligji e thotë qartë nëse negociatat nuk funksionojnë ti shko në Gjykatë. Do shikohet se kush ka qenë ata që e frymëzuan. Më rezulton që ka dhe mesazhe të tjera që e provojnë lidhjen me faktorë të politikës. Le t’ia lëmë Prokurorisë ta zbulojë këtë. Lidhja me Presidentin u bë publike. Sot vijoj me tentativa të tjera që dështuan, ishin krijuar organizata fiktive të një organizate të të përndjekurve që sot do të futeshin në grevë urie. Sot erdhi një kërkesë në Bashkinë e Tiranës dhe në Policia ku thonin se do të futeshin në grevë urie. Ne si socialist dhamë 7 këste, i likuiduam të gjithë të përndjekurit. Këtu ishte përgatitur një efekt domino i disa ndërhyrjeve parazgjedhore që mund të ishin shprehur dhe pas dy javësh. Provohet më shumë se një mënyrë që Presidenti jo vetëm që e ka kultivuar dhe anëtarët e LSI janë pjesë e koordinimit dhe është negociuar se kur do të dilnin në media. Ata dështuan.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303