31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Situata politike/ Deputeti gjerman: Qeveria shqiptare të mbajë përgjegjësi

spot_img

Raportuesi gjerman për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm, Christian Schmidt ka dhënë një përshtypje të tijën në lidhje me situatë politike në Shqipëri për DW. Sipas tij, qeveria duhet të mbajë përgjegjësi për situatën momentale të politikës në Shqipëri, pasi duhet të garantojnë bashkëpunimin parlamentar.

“Veçanërisht dua të shoh se sa përfshihet opozita në procedurat parlamentare”, vijoi më tej ai.

Lidhur me korrigjimin e kufijve të Kosovës, Schmidt u shpreh kundër.

“Në të gjithë Ballkanin nuk gjen një territor të pastër etnikisht, prandaj nuk e kuptoj këtë idenë e shkëmbimit të territoreve mbi baza etnike”, theksoi Schmidt për DW.

Së fundmi, ai tha se kush hyn në BE, duhet të tregohet i kujdesshëm me këmbime territoresh./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat