fbpx

Sizmologu grek nxjerr blof Ilir Metën

iPiccy-collage-29-770x433.jpg

Presidenti Meta iu drejtoi një letër institucioneve përkatëse, lidhur me parashikim e sizmologut grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, për një tërmet të fuqishëm në Ballkan.

Shqiptarja.com ka kontaktuar me sizmologun grek me anë të një emaili, në të cilin ai ka thënë se nuk ka bërë një parashikim për tërmet të fuqishëm.

Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake (e rreme) dhe qesharake. 

Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”, thuhet në përgjigjen e tij.

Në fakt, lajmi për një tërmet apokalipik ka qarkulluar në mediat shqiptare, pas daljes në mediat greke. Nuk dihet nëse do të ketë një reagim të dytë nga presidenti Meta për këtë lajm

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303