TË FUNDIT

Skandal/ LSI shpërthen ndaj Qeverisë, nxjerr dokumentet: Ja pse e bllokuan pr/ligjin për heqjen e taksave të naftës

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili  ka dalë me një reagim të fortë ndaj Kuvendit, lidhur me vendimin për bllokimin e projektligjit të propozuar prej tij për heqjen e taksës së naftës që përkthehet automatikisht në ulje çmimi për karburantet.

Reagimi i plotë nga Petrit Vasili:

Skandali. Prej tre javesh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI per heqjen e taksave te naftes! (DOKUMENTI).

Kuvendi i Shqiperise me shpejtesi rrufeje ndryshon Kushtetuten dhe miraton Akte Normative prej dhjetra e qindra milion euro sa here qe i kerkon qeveria.

Por ne keto dite teper te renda per qytetaret po ky Kuvend bllokon prej javesh projektligjin e paraqitur nga une ne emer te LSI per heqjen e Takse se qarkullimit dhe te Karbonit nga karburantet duke ulur ne kete menyre cmimin.

Pra ky Kuvend i rrembyer nga rilindasit dhe qe telekomandohet nga oligarket dhe Edi Rama me deputetet rilindas eshte kthyer thjesht ne nje çirak dhe perfitues prej tyre.

Turp dhe faqe e zeze, qe Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyre te Bordit te Trasparences dhe nuk voton ligjet, qe ndihmojne popullin per te ulur çmimet e karburanteve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat