Kryeministri i Greqisë Kiriako Mitsotakis ka vijuar me deklaratat e tij të patolerueshme në lidhje me integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Ai ka thënë se nuk do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse vendi jonë nuk ‘’trajton si duhet minoritetin grek’’.
Kryeministri i ri Greqisë ka ndryshuar kurs në marrëdhëniet me Shqipërinë, ku ka këmbëngulur më parë se qeveria shqiptare duhet të zgjidhë çështjen e vrasjes së Kostantin Kacifasit. Ai ka premtuar familjes së të ndjerit se kjo çështje do të marrë zgjidhje.

