Një videoskandal u publikuar dy netë më parë në emisionin investigativ ‘Stop’, ku pedagogu i Elbasanit Denis Himçi i kërkonte favore seksuale një studenteje.
Ditën e sotme është dërguar me urgjencë drejt spitalit QSUT, në pavionin e kardiologjisë.
Bëhet me dije ai ka pasur komplikime dhe shqetësime në zemër.
Dyshimet janë se shkak i sëmundjes ka qenë tensioni i lartë arterial që mund të ketë pasur pedagogu.
Ai ndodhet në mjediset e QSUT nën ruajtjen e policisë.

