Në emisionin “Stop” do të transmetohet sot një skandal. Ashtu sikur ka njoftuar në faqen zyrtare, emisioni “Stop” bën me dije se do të transmetohet një tjetër kamerë e fshehtë që tregon sesi zyrtarë partiakë premtojnë vende pune në këmbim të votave të 25 prillit.
Zyrtari i regjistruar, shprehet, se aktivistët do të merren në punë pa para, ndërsa ata, që janë në punë e do të duan t’i mbajnë vendet e punës, duhet të paguajnë.
Ndërsa negociohet për punë e pozicione, zyrtari nuk ngurron edhe të ngacmojë seksualisht vajzën, që po punon për fushatën dhe kërkon të sistemohet në punë pas 25 prillit.


