Skandali seksual trondit politikën/ Del videoja e orgjisë së kryetarit të bashkisë me prostituta

52.jpg

Zgjedhjet e sotme lokale në Hungari do të kishin kaluar pa u vënë re nëse do të kishte dalë në internet para zgjedhjeve një video e orgjisë së Zolt Borkai, ish-gjimnastit olimpik dhe kryetarit të bashkisë së qytetit Győr.

Regjistrimi daton nga maji i vitit të kaluar dhe u bë në një jaht në bregdetin kroat.

Skandali ka tërhequr vëmendje më të madhe të publikut edhe nga fakti se zyrtari lokal është një bashkëpunëtor i kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

Gazeta serbe Kurir ka publikuar ekskluzivisht  video nga orgjia e politikanit hungarez,  i cili pasi plasi skandali, i kërkoi falje familjes së tij, por nuk pranoi të jepte dorëheqjen.

Në një video të realizuar majin e kaluar në një jaht në bregdetin kroat, Borkai u kap në një skenë “të nxehtë” me disa prostituta kroate.

Ai pranoi se regjistrimi ishte autentik, por mohoi që kishte konsumuar drogë në orgji. Borkai u prezantua si njeri i familjes në fushatën zgjedhore dhe promovonte vlerat kristiano-konservatore të Partisë Fides.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303