S’kanë fund grabitjet, pas Rinasit vidhen mln lekë në Sarandë  

Foto ilustruese

Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në fshatin Sopik te Finiqit. Mësohet se familja rreth orës 21:00 ka konstatuar vjedhjen e 2 mln lekëve në banesë.

Gjatë vjedhjes nuk ka pasur njëri në shtëpi, por kur familja është kthyer ka gjetur orenditë dhe rrobat të hedhura në dysheme.

Familja dyshon se vjedhja mund të jetë bërë nga ndonjë banor i zonës, i cili ka qenë në dijeni të shumës së parave në shtëpi.

Menjëherë është njoftuar policia, e cila ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.