31.5 C
Tirana
E premte, 12 Korrik, 2024

TË FUNDIT

S’kanë të ndalur çuditë/Ishte për Dusseldorf, avioni përfundon në Edinburg

spot_img

Një avion që ishte nisur nga Londra dhe duhej të mbërrinte në Dusseldorf të Gjermanisë kishte ngatërruar drejtimin dhe përfundoi në Skoci në Edinburg.

Ky nuk është një komplot apo një film komik. Ngjarja ka ndodhur me të vërtetë dhe lajmi është raportuar nga BBC. Disa udhëtarë të habitur i thanë BBC se e vunë re gabimin vetëm pas uljes, kur dëgjuan mesazhin  “Mirë se erdhët në Edinburg!”

Duket se gabimi nuk ka lidhje me shpërqendrimin e ekuipazhit  apo pilotit, por harta e gabuar që i është dhënë  komandantit dhe bashkëpilotuesit të fluturimit. Kjo gjë është pranuar edhe nga linja ajrore: koordinatat janë futur në sistemin e navigimit dhe gabimi është shkaktuar nga këtu.

“Ne kërkojmë falje për klientët dhe pengesën që i shkaktuam udhëtimit të tyre.  Ne do t’i kontaktojmë ata individualisht”, thanë drejtuesit e linjës ajrore, të cilët padyshim do të rimbursojnë udhëtarët.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat