fbpx

Skënder Brataj tregon numrin e personelit mjekësor të vaksinuar deri tani

o3-6.jpg

Vaksinat e premtuara nga Pfizer nuk kanë ardhur akoma ku pritej që vaksinat të vinin në javën e tretë të janarit.

I ftuar në Open, drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj tha se janë rreth 600 persona personel mjekësor që kanë marrë dozën e parë.

Sa personel mjekësor janë vaksinuar deri tani?

‘Deri tani kanë marrë dozën e parë 600 persona personal mjekësor. Për sa i përket vonesës së vaksinës kjo po ndodh në të gjithë botën. Pfizer ka bërë deklaratë që do të rinovojë teknologjinë e prodhimit të vaksinave dhe për këtë fillimisht do të ketë një ulje të dozës së prodhimit.

Kjo deklaratë ka qenë që para 1-2 muajsh. Ka qenë e pritshme kjo vonesë që po ndodh në të gjithë botën. Nuk mund të bëhet krahasimi me Greqinë dhe Kroacinë sepse ata janë vende të Bashkimit Europian’, tha Brataj.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303