fbpx

‘Skifteri’ i Fierit, i këput varëset nga qafa, gruaja bën denoncimin, zbulohet i shumëkërkuari

varese-1.jpg

Një 40-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pas telefonatës tek “112-a” të një gruaje që sapo i kishin vjedhur nga qafa dy varëse floriri. Nga përshkrimi që ajo dha, policia nisi aksionin për kapjen e tij, duke bërë të mundur arrestimin e 40-vjeçarit me inicialet M.L, banues në Fier.

Atij ju sekuestruan varëset e florit që kishte vjedhur, ndërkohë që nga hetimet, u zbulua se ai ishte autor edhe i një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Fierit. 40-vjeçari rezultoi të kishte vjedhur edhe 8 motoçikleta dhe biçikleta.

Ati do të hetohet nga Prokuroria e Fierit për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Vjedhjet e tjera

  • Në datë 20.04.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen “1 Maj”.
  • Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.
  • Në datën 02.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen “29 Nëntori”.
  • Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H, në Hasturkas.
  • Në datën 22.01.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier.
  • Në datën 07.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H,  në lagjen “11 Janari”.
  • Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen “15 tetori”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303