Pas skualifikimit nga gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm, Lulzim Alushaj padit Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Mësohet se avokati Alushaj ka dorëzuar padinë në gjykatën e apelit administrativ, pasi KLP vendosi skualifikimin e tij nga gara.
KLP sqaroi se Alushaj u skualifikua, pasi nuk plotësonte kushtin e pasjes 15 vjet përvojë pune si jurist i spikatur.

