Sondazh kombëtar me studentët, plotësimi deri në maj

Qeveria ka vendosur që të zhvillojë një sondazh kombëtar me të gjithë të rinjtë që ndjekin studimet e larta në Shqipëri. Ky projekt i prezantua ditën e sotme.

Studentëve u është dërguar një email prezantimi me sondazhin Kombëtar të Studentëve, i cili është një instrument matës mbi opinionet e tyre për institucionet e arsimit të lartë. P

Plotësimi i sondazhit do të bëhet në mënyrë anonime. Afati i plotësimit të pyetësorit është deri në 2 maj, dhe më pas Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë do të përmbledh të dhënat për të përçuar mendimin e studentëve instancave përkatëse.

Kryeministri Edi Rama tha se ato janë tepër të rëndësishme për të kuptuar nevojat reale të studentëve, që më pas do të përkthehen në investime.

Sipas ministrisë së Arsimit, janë kontaktuar rreth 4200 studentë në 8 qytete dhe janë takuar mbi 320 anëtarë të grupeve të punës në 41 Institucione të Arsimit të Lartë. /real-news.tv/