TË FUNDIT

Soni Malaj pro ndalimit të muzikës: “Më janë infektuar të afërm me Covid-19!”

Teksa shumica e artistëve janë kundër vendimit të qeverisë lidhur me masat e marra anti Covid-19 ku një prej tyre është  edhe ndalimi i muzkës pas orës 20:00.

Soni Malaj duket se është pro këtij vendimi.

E ftuar në “ABC e pasdites” këngëtarja tregoi se si të njohur të saj janë prekur nga Covid-19, duke shtuar se i është dukur absurde që grumbullimet masive janë bërë edhe pas orës 20:00.

Kam pasur oferta për të kënduar, nuk është më çështje lekësh. Njerëz që unë njoh, të afërm janë prekur nga virusi. Grumbullimet gjatë verës nuk duheshin bërë as në 2 as në 4. Që kur ndodhi pandemia jam shumë e kujdesshme. As ty për herë të parë s’të përqafova.

Lidhur me anën profesionale, Soni tregoi se ka gati 3 projekte, teksa e pyetur nëse njëra prej tyre është me Tunën, ajo buzëqeshi.

https://www.instagram.com/p/CE1vNvpJY9I/?utm_source=ig_embed

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat