Sot, ​21 vite nga masakra e serbëve në Rahovec

21 vite më parë, ushtria dhe policia e armikut kanë kryer masakrën e Rahovecit.

Më 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë shqiptarë të vrarë e të plagosur.

Në Teqenë e Sheh Myhedinit në Rahovec u masakruan shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.

Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, ndërsa gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.

Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi tregojnë se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.

Gjatë kësaj ofensive u morën peng u zhdukën e u kidnapuan shumë shqiptarë, për fatin nuk u pa dritë.

Organet e pushtetit serb në Prizren, më 22 korrik, në varrezat e këtij qyteti u hapën dy gropa të mëdha dhe varrosën shqiptarët e vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.