TË FUNDIT

Sot dalin nënat me fëmijë nën 10 vjeç, ja rregullat që duhet të ndjekin

Pasi dita e djeshme ishte e dedikuar për të moshuarit, që ata të mund të shijonin pak lirinë, dita e sotme do të jetë vetëm për nënat me fëmijë nën 10 vjeç, të cilat do të lejohen të lëvizin deri në orën 11:00 të paradites. Ky vendim u njoftua ditën e djeshme nga Kryeministri Rama, por sigurisht që nënat duhet të ndjekin disa rregulla.

Fëmijët duhet të jenë nën 10 vjeç, dhe duhet të ruhet distanca sociale. Gjithashtu nuk duhet që të ecin me persona të tjerë në krah, ndërsa pjesa tjetër e familjes do të duhet të qëndrojë në shtëpi.

Ndërkohë që duhen nënvizuar se duke filluar nga dita e nesërme do të rifillojnë punën disa biznese që përfitojnë nga lehtësimi i masave, por me ndryshimin e Kodi Penal, shkelësit e rregullave mund të dënohen jo vetëm me gjobë, por edhe me burg.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat