Teksa pritet që të mblidhet sot Kongresi i Partisë Socialiste, Kryeministri Rama ka ndarë me ndjekësi në Facebook një foto nga selia e PS.
Pas tij, shihet një foto e ish-kreut historik të PS-së, Fatos Nano.
‘Mirëmëngjes dhe me ndjesën që po ju zgjoj si gogol në këtë ditë pushimi, teksa PS e ka ditë kongresi, uroj për të gjithë ju një fundjavë të qetë!’- shkruan Rama.

