29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sot mbahen zgjedhjet në Tuz, shqiptarët bashkohen për Malësinë

spot_img

Sot në Malësi mbahen zgjedhjet vendore për komunën e Tuzit, e cila u krijua pas shkëputjes nga Podgorica.

Shqiptarë të Malësisë nga e gjithë bota po vijnë për të votuar. Gara më e fortë zgjedhore pritet të zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviç.

Në këto zgjedhje marrin pjesë gjashtë lista zgjedhore për 32 vende në kuvendin komunal.

Koalicioni i vetëm i këtyre zgjedhjeve “Malësia na bashkon”, ka mbledhur tri partitë shqiptare që krijon mundësi të mirë për fitore, ku kryesues i listës është Nik Gjeloshaj.

Në këtë komunë të drejtë vote kanë afro 12 mijë qytetarë, ndërsa, sipas sondazheve pjesëmarrja do të jetë mbi 60 përqind.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat