fbpx

Sot më pak testime, bie numri i të infektuarve, rriten të shtruarit në spitale, si paraqitet kurba e COVID-19 në vend

infektivi-3.jpg

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë konfirmuar në vend 557 raste të reja me COVID-19 nga 1948 testime të kryera, ndërsa u shënuan 12 viktima.

Në krahasim me 24 orët e kaluara kemi një ulje të numrit të personave të infektuar që ka ardhur si pasojë e uljes së testimeve.

Dje ishin 835 qytetarë të infektuar nga 2253 testime, ndërsa sot numri i të prekurve ra në 557 si pasojë e uljes së tamponëve. Numri i viktimave është në të njëjtin nivel, dje ishin 11, ndërsa sot një më shumë.

Por cfarë po ndodh në spitale?

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 491 pacientë, 9 më shumë se dje. 32 në terapi intensive, 3 më shumë se dje, 7 pacientë janë të intubuar, një më pak se 24 orët e kaluara.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303