15.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Maj, 2024

TË FUNDIT

Sot nisi vaksinimi! Ogerta Manastirliu jep afatin: Brenda 8-9 ditësh mbarojnë…

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka treguar se gjatë ditës së sotme, e para e vaksinimit në Shqipëri, janë injektuar 50 mjekë dhe infermierë.

E ftuar në emisionin “Open”, Manastirliu ka parashikuar se brenda 8-9 ditësh mbarojnë dozat e para të vaksinës së “Pfizer”.

“Plani i vaksinimit ka vendosur kategoritë prioritare. Kemi vendosur që të kemi qendra të përqëndruara vaksinimi, “Air Albania” ka kapacitet prej 60 postacionesh. Sot janë vaksinuar 50 mjekë dhe infermierë, kaloi shumë mirë pa asnjë problematikë. Do të vijojmë 50-60 të vaksinuar në ditë. Do të rrisim numrat. E vendosin ata që bëjnë planin ditor. Brenda 8-9 ditësh mbarojnë dozat e para, ndërkohë presim serinë e dytë,” u shpreh Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat