Asgjë më shumë nga ç’pritej. Urdhri për të kontrolluar shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lagoo, është i mbuluar me redaktime.
Nga 38 faqet e deklaratës së pavulosur, 21 janë kryesisht ose tërësisht të redaktuara, sipas BBC.
Siç shpjegoi gjykata në një dokument të mëparshëm të pavulosur, deklarata është redaktuar masivisht për të mbrojtur dëshmitarët dhe hetimin në vazhdim.

