fbpx

SPAK/ Prokurorja e 11-të del në Vetting, në pritje edhe 4 të tjerë

ANALIZA-GJYKATA-E-DURRESIT_ABC-M2-T1-.mpg_snapshot_00.35-1280x720.jpg

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka përcaktuar datën 4 tetor për seancën dëgjimore për prokuroren Anita Jella. Jella është prokurorja e 11-të nga 15-të kandidatë për në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) që i nënshtrohet procesit të Vetting-ut.

Trupa që do të vlerësojë figurën e prokurores përbëhet nga Xhensila Pine, Etleda Çiftja, Valbona Sanxhaktari.

Ndërkohë, 10 kandidatë të tjerë për në SPAK e kanë kaluar tashmë procesin e vetting-ut, ndërsa priten datat për katër kandidatë tjerë.

Prokurorët që do i nënshtrohen në vijim Vetting-ut, por për të cilët nuk është caktuar ende data, janë: Anton Martini, Elizabeta Ymeraj, Doloreza Musabelliu dhe Ndini Tavani.

Kur u përzgjodh lista me 15 kandidatët për SPAK në muajin korrik, kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, i pyetur nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, nëse SPAK mund të ngrihet në muajin shtator ose tetor, tha: “Në këtë moment nuk është në dorën tonë caktimi i një kalendari, është në dorën e institucionve të vetting-ut. E mira është të përkojë me kalendarin e integrimit që kërkon që deri në mes të tetorit t’i kemi institucionet e ngritura.”, transmeton Top Channel.

Ibrahimi nuk preferoi të jepte një ‘numër të arsyeshëm’ sa i përket prokurorëve që duhet të bëhen pjesë e SPAK që kjo strukturë të konsiderohet funksionale.

“Kjo është çështje që nuk do doja të shprehem sepse i takon Këshillit të shprehet se cili është numri. Normalisht, një numër që e lejon përballimin e fluksit”, do të shprehej kreu i KLP-së.

15 kandidatët për SPAK

Altin Dumani

Anton Martini

Elisabeta Imeraj

Arben Kraja

Manjola Kajana

Enkelejda Millona

Doroleza Musabelliu

Klodian Braho

Ened Nakuçi

Edvin Kondili

Besnik Muçi

Ndini Tavani

Behar Dibra

Elida Kaçini

Anita Jella

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303