fbpx

“Specialistë bankomatesh”, shkatërrohet banda shqiptare në Spanjë

spanjw-770x433.jpg

Agjentët e Gardës Civile në Spanjë kanë shkatërruar një bandë shqiptarësh në Madrid. Të arrestuarit, 5 shqiptarë të moshave 24 deri në 41 vjeç, akuzohen për grabitje të shumta të bëra në të gjithë territorin e Spanjës.

Gjatë arrestimit atyre iu janë gjendur dokumenta identifikimi false, ndërsa mësohet se kishin dhe urdhra ekspulsi nga Spanja.

Grupi ishte specializuar në vjedhje anijesh industriale, shtëpi dhe bankomate. Grabitjet e bankomatëve ishin bërë në Madrid, Guipúzcoa, Ciudad Real dhe A Coruña. Vjedhja e këtyre të fundit bëri që ata të binin në gjurmët e Gardës Civile.

Gjëja e parë që bënin shqiptarët kur vendosnin objektivin e radhës ishte marrja e një shtëpie me qera ku jetonin bashkë me shqiptarë të tjerë, për të shmangur dokumentimin e lëvizjeve të tyre nga policia.

Për arrestimin e grupit u desh bashkëpunimi i forcave policore nga rajone të ndryshme të Spanjës pasi lëvizja e shpeshtë e bandës krijonte vështirësi në gjurmimin e tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303