“Zaptimi me dhunë i pushtetit vendor po e fut vendin në një spirale jashtëzakonisht të rrezikshme për stabilitetin dhe sigurinë e vendit”.
Ky ishte mesazhi i kreut të opozitës, Lulzim Basha sot në konferencën me mediat, ku paralajmëroi se sipas tij, “zgjidhja do të vijë ose mes normave dhe parimeve evropiane, ose vendi do të futet në një cilël të rrezikshëm, me precedentin që ka vënë Rama, duke u futur në bashkitë që nuk i ka fituar me zgjedhje”.
“Kush do ta pengojë nesër popullin të hyjë në kryeministri, ministri, hipotekë, tatime, dogana? Dhuna shtetërore është përshkallëzimi më i rrezikshëm, dhe kapja me dhunë e pushtetit vendor hedh në erë cdo shtyllë të mbetur të demokracisë”, tha Basha.
Do të ketë ndonjë vizitë në shtator për tju ulur ju në tryezë më Ramën
Vizita do të ketë shumë edhe në gusht, të faktorit ndërkombëtar, por pengesa e vetme për zgjidhjen e krizës me pasoja të rënda për sigurinë dhe stabilitetin e vendit është refuzimi i Ramës, për të pranuar krizën dhe për ti dhënë zgjidhje krizës sipas parimeve dhe standardeve evropiane
Ju thatë që rrezikohet vendi, po a rrezikohet PD?
BASHA: Kur rrezikohet vendi, rrezikohemi të gjithë, cdo qytetar, për fat të mirë PD është në ballë të kësaj beteje si e vetmja shpresë dhe mburojë e interësit publik nga Teatri te Unaza e kudo tjetër.
Rama ka 6 vjet që kur u bë kryeministër, ka pasur përcarjen sulmet ndaj PD dhe meje personalisht, vetëm këtu mos kërkoni lajm, hapni lajmet cdo verë do të shikoni të njëjtët figura, mercenare, janë tre linja sulmi, janë mësuar përmendësh, që financon Rama me paratë që ju grabit ju kundër opozitës dhe Bashës, këtu nuk ka lajme, dhemb shumë ajo Rama ik, do të dëgjoni lloj lloj tani.

