fbpx

Spiropali i përgjigjet opozitës: O të mjerë

elisa-spiromapi-kjo-jave.1png-770x443.png

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i është përgjigjur ish-kryeministri Sali Berisha, i cili akuzoi kryeministrin Rama dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç se ndikuan në rezultatin e zgjedhjeve qendrore në Malin e Zi.

Teksa ka shpërndarë postimin e Berishës, Spiropali i drejtohet ish-kryeministrit se nuk jua ka fajin Milo dhe se me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk puthen dot as sot as mot.

“Janë gati të brohorasin fitore për nacionalistët pro-serbë, pro-rusë, anti-perëndimorë, vetëm për inat të Kryeministrit shqiptar. O të mjerë, nuk jua ka fajin Milo! Me këto mend e me këtë pashpirtësi, me pushtetin nuk putheni dot as sot as mot”,- shkruan Spiropali në rrjetet sociale.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303