Ekonomia jonë është ndër më të rrezikuarat nga kriza që ka pllakosur për shkak të koronavirusit.
Alarmin e ngre agjencia prestigjioze “Standard and Poors”. Sipas saj sektori i Turizmit në Shqipëri rezulton të humbasë deri në 27% të të ardhurave.
Ekonomia botërore thuhet në raportin e Agjencisë do të pësojë një recension në tërësi por më i goditur do të jetë sektori i turizmit. Aktualisht prej disa javësh shtetet Europiane kanë mbyllur kufijtë duke bërë që shumë prenotime të anulohen ndërsa është ende e paqartë situata për sezonin e verës.
“Standard and Poors” vlerëson se turizmi është burim kryesor i rritjes së PBB-së dhe të ardhurave fiskale.

