TË FUNDIT

Studentët paralajmërojnë protestë sërish

Gjatë muajit janar përfundoi protesta 1-mujore e studentëve, të cilët protestuan për tarifat vjetore si dhe 8 kërkesat e tyre. Ishin pikërisht studentët e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, ata që nisën protestën, që më tej u mbështet nga Fakultete të tjera si: Shkencat Sociale, Shkencat Natyrore, Politekniku si dhe Universiteti i Mjekësisë.

Ndërkohë, disa studentë janë shprehur se qeveria nuk i ka mbajtur premtimet e bëra dhe ekziston një mundësi për tu rikthyer sërish në protestë.

“Mundësia për tu ringritur është më aktualë se kurrë. Këshillat studentorë do të mblidhen sërish për të dhënë një afat për rifillimin e protestave”, janë shprehur disa studentë.

Më tej, ata theksojnë se nuk do të luftojnë vetëm, pasi kësaj here do të kenë mbështetjen e pedagogëve të tyre./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat