30.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sulmohet në mes të Prishtinës deputeti serb

spot_img

Është dhunuar ditën e sotme deputeti serb në Kuvendin e Kosovës, Slobodan Petrovic. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Kuvendit, ekzaktësisht në një restorant, ku Petrovic ka rrëfyer se e kanë sulmuar fizikisht.

“Jam sulmuar fizikisht afër kësaj ndërtese, pasi edhe ju e dini se muajve të fundit personalisht ditëve të fundit, ndaj meje dhe partisë që unë e udhëheq është bërë një fushatë e egër”, u shpreh deputeti serb.

Më tej, ai ka identifikuar autorin e dhunës së ushtruar, i cili sipas tij është Milan Kotic, këshilltar i ish-ministrit të Bujqësisë.

“Kam hyrë në një restorant këtu afër Kuvendit për të pirë kafe me disa miq, dhe personi që më sulmoi ishte këshilltari i Rikallos, Milan Kostic, i cili për ne të gjithë nga komuniteti serb është i njohur për të keq, pasi i njëjti në mënyrë të pandërprerë disa vite me radhë në çdo mënyrë është munduar të më diskriditojë mua dhe partinë që unë e udhëheq, duke shkruar tekste të rreme”, vijoi më tej ai.

Petrovic ka theksuar se nuk ndihet aspak i frikësuar, ku më pas ka thënë se ka lajmëruar edhe policinë e Kosovës në lidhje me këtë ngjarje.

Ndërkaq, Lista Serbe ka akuzuar Milan Kostic si personin që ka ushtruar dhunë fizike mbi Slobodan Petrovic./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat