fbpx

Sulmuan policinë dhe ambulancën, në pranga babë e bir

sulmi-2.jpg

Edi dhe Maliq Ferati, babë e bir kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen se janë përfshirë në sulmin ndaj policisë dhe ambulancës dy net më parë në zonën e Astirit në kryeqytet. Ndërkohë që gjashtë të tjerë janë shpallur në kërkim nga policia. Të arrestuarit akuzohen për disa vepra penale, si goditje për shkak të detyrës së forcave të policisë dhe tubim të paligjshëm.

Ndërkohë tensione ka pasur edhe ditën e djeshme, ku banorët e Unazës së Re me hunj në duar kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke hedhur edhe molotov në aksin kryesor të rrugës.

Prej muajsh, banorët tek zona e ‘Astirit’ në Tiranë kanë dalë në protestë kundër prishjes së bizneseve dhe banesave të tyre si pasojë e projektit të Unazës së Re.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303