Sulmuesi në Zelandën e Re ka vepruar i vetëm

gunman-1.jpg

Personi i akuzuar për sulmin e së premtes në një xhami në qytetin e Zelandës së Re, Christchurch, besohet se ka vepruar i vetëm, thotë policia.

Australiani Brenton Tarrant, 28 vjeç transmetoi drejtpërdrejt sulmin në Facebook.

Tre të arrestuarit e tjerë nuk besohet të jenë përfshirë, tha komisari i policisë Mike Bush.

Homazhe janë mbajtur për 50 personat e vrarë në sulmin më të tmerrshëm në Zelandën e Re.

Rreth 34 persona janë në spital duke marrë trajtim për plagosje, pasi kanë marrë plagë të rënda me armë zjarri. Një vajzë katërvjeçare mbetet në gjendje kritike./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303