TË FUNDIT

Super aksioni në Greqi, lirohen 3 skafistët shqiptarë, në gomone u kapën 1 ton kanabis

Lirohen tre shqiptarët e gomones që u kap në Greqi pranë kufirit me Turqinë në detin Egje. Pavarësisht se ata akuzohen se ishin pjesë e grupit që transportonte rreth 1 ton kanabis në rrugë detare me gomone nga Shqipëria nëpërmjet Greqisë për në Turqi gjykata i la të lirë me detyrim paraqitje tre herë në muaj në polici dhe garanci pasurore nga 10 mijë euro secilit.

Tre shqiptarët, emrat e të cilëve ende nuk bëhen të ditur, të moshës, 42, 42 dhe 25 vjeç kanë refuzuar të kenë lidhje me drogën e kapur në një shpellë në ishullin Piperos, pranë Alonisos. Shqiptari tjetër, 35 vjeç, që u kap një ditë më pas me një gomone tjetër në atë zonë dhe që tregoi ku ishte fshehur droga nuk ka pranuar se ka lidhje me tre bashkëpatriotët e tij.

Ndaj 35 vjeçarit është dhënë masa e arrestit me burg, por për tre të tjerët drejtësia greke nuk ka ende asnjë provë se ata lidhen me 1 ton kanabis që janë kapur në ishullin Piperos, pavarësisht se dyshimet e policisë janë që skafi i tyre ishte pjesë e grupit që po trafikonte drogën drejt Turqisë.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat